“Kanosje/dhunim ndaj pjesëmarrësve në zgjedhje”, nis procedimi ndaj Sekretarit të Përgjithshëm të PD-së, Flamur Noka

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë bëri të ditur se specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Tiranë, pas komunikimit me Prokurorin referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin F. N, me detyrë Sekretar i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, për veprën penale “Kanosja/dhunimi ndaj pjesëmarrësve në zgjedhje”.
“Procedimi në gjendje të lirë nisi pasi në bazë të kallëzimeve të shtetasve Xh. A., 29 vjeç dhe M. D., 33 vjeç, ky shtetas ditën e sotme, në Vorë, i ka penguar dhe kanosur për të ushtruar të drejtën e votimit. Materialet procedurale do t’i referohen SPAK, për hetime të mëtejshme.”, njofton policia.
U vu nën hetim pas përplasjes në Vorë, reagon Noka
Sekretari i Përgjithshëm i PD, Flamur Noka ka reaguar pas procedimit në gjendje të lirë në lidhje me incidentin në qendrën e votimit në Vorë.
Më anë të një reagimin në rrjetet sociale, Noka thotë se u procedua sepse preku interesat e mafies në pushtet në Vorë.
“Sot jam proceduar penalisht me akuzën e veprës penale “Kanosja/dhunimi ndaj pjesëmarrësve në zgjedhje”. Ftoj të gjithë qytetarët të shikojnë në faqen time video-lajmin e arrestimit nga policia të shtetasit Xhoni Asllanaj, me të cilin sot u përballa në qendrën e votimit në Vorë! Xhoni Asllanaj është nipi dhe shoferi i Albert Xhabaftit të Vorës dhe është i skeduar për vjedhje dhe armëmbajtje pa leje.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.





