Brenda 3 orësh nga mbyllja e votimit, kutitë duhet të dorëzohen nëpër KZAZ. Ja si merren në dorëzim, rastet kur konstatohen parregullsi dhe numërimi

Pak orë pas përfundimit të procesit të votimit ka filluar edhe dorëzimi i tyre nëpër KZAZ-të. Sipas Kodit Zgjedhor, KZAZ mbikëqyr, drejton dhe kontrollon procesin e marrjes në dorëzim të kutisë së votimit me fletët e votimit dhe kutisë së materialeve të votimit nga çdo KQV në KZAZ.
Kutia e votimit me fletët e votimit dhe kutia me materialet e votimit dërgohen jo më vonë se 3 orë nga mbyllja e votimit në Vendin e Numërimit të Votave, së bashku me materialet e tjera të përdorura gjatë procesit të votimit dhe i dorëzohen KZAZ-së.
Dorëzimi në KZAZ bëhet nga KQV dhe konkretisht nga kryetari dhe sekretari i KQV apo sipas Udhëzuesi i punës për Komisionet e Zonave të Administrimit Zgjedhor për Zgjedhjet për Kuvend edhe ndonjë anëtar i saj, shoqëruar nga punonjësi i policisë së shtetit, i ngarkuar me detyrën e shoqërimit i cili duhet të jetë me uniformën e Policisë së Shtetit dhe me numrin rendor të caktuar nga KQZ-ja dhe mbiemrin e tij me përmasa të dukshme.
Dërgimi në KZAZ i kutisë së votimit me fletët e votimit
Dërgimi në KZAZ i kutisë së votimit me fletët e votimit dhe i kutisë së materialeve të votimit bëhet me automjetin e siguruar për transport nga KZAZ-ja.
KZAZ fillimisht ka përcaktuar vendin e vendosjes së kutive të votimit me fletët e votimit dhe kutitë me materialet e votimit, para dhe pas numërimit, sipas Planvendosjes Orientuese, si dhe një hapësirë për kutitë e votimit të vlerësuara “kuti e parregullt”.
Kutitë me fletët e votimit dhe kutitë e materialeve të votimit vendosen sipas numrit të qendrës së votimit, ndërsa qendrat e votimit renditen sipas rendit rritës.
Në rreshtin e parë, në rend rritës, vendos kutinë e votimit, në rreshtin e dytë rendit kutinë me materialet e votimit. Në këtë renditje vendosen kutitë e votimit dhe kutia e materialeve të votimit të çdo QV-je përbri njëra tjetrës.
Grupet e marrjes në dorëzim
Caktimi i grupeve të marrjes së dorëzim KZAZ-ja cakton për marrjen në dorëzim të kutisë së votimit me fletët e votimit dhe të kutisë me materialet e votimit një ose më shumë grupe të marrjes në dorëzim.
Grupet e marrjes në dorëzim përbëhen nga 2 anëtarë të KZAZ-së me përkatësi të ndryshme politike, të propozuar përkatësisht nga kryetari dhe zëvendëskryetari i KZAZ-së.
Nëse gjykohet e nevojshme, KZAZ-ja mund të caktojë 2 persona për çdo grup në ndihmë të grupit për marrjen në dorëzim të kutive, të cilët merren kryesisht me sistemimin e kutive nën drejtimin e KZAZ-së.
Personeli ndihmës zgjidhet nga lista e anëtarëve të grupeve të numërimit të votave, duke garantuar në çdo rast baraspeshën politike shumicë-opozitë. Grupet e marrjes në dorëzim, në asnjë rast nuk mund të refuzojnë marrjen në dorëzim të kutive të votimit, kutive të materialeve të votimit apo materialeve të tjera të logjistikës zgjedhore, të cilat vijnë në VNV nga KQV-të, në juridiksionin e KZAZ-së përkatëse.
Pajisjet e teknologjisë (PEI dhe Kamera) merren në dorëzim duke plotësuar kartelat shoqëruese të pajisjeve, për t’jua dhënë menjëherë punonjësve të KQZ-së të autorizuar për tërheqjen e tyre. KZAZ ndjek procedurat specifike sipas aktit të miratuar nga Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve dhe Nënkomisioneri.
Kutitë me fletët e votimit dhe kutitë me materialet e votimit merren në dorëzim sapo ato mbërrijnë në Vendin e Numërimit të Votave, sipas rregullave të përcaktuara nga KQZ-ja. Gjatë marrjes në dorëzim, grupet e marrjes në dorëzim të materialeve zgjedhore, pasi marrin, nga sekretari i KZAZ, dosjen e KQV përkatëse, verifikojnë në çast, përputhjen e numrave të kodeve të vulave të sigurisë, me të cilat janë mbyllur kutitë me fletët e votimit dhe kutia e materialeve të votimit, me ato të shënuara në procesverbalin që gjendet në dosjen e KQV dhe shënojnë në Procesverbalin e Marrjes në Dorëzim numrat e kodeve të sigurisë së vulave, me të cilat është mbyllur kutitë e votimit me fletët e votimit dhe kutia me materialet e votimit.
Gjithashtu, grupet e marrjes në dorëzim verifikojnë nëse, në kutitë e fletëve të votimit dhe të materialeve zgjedhore, ka hapësira midis trupit të kutisë dhe kapakut të saj, nëse ka thyerje, çarje që lejojnë futjen apo nxjerrjen e fletëve të votimit apo materialeve zgjedhore, nëse është e llojit, formës apo përmasave të ndryshme nga ato të miratuara, apo mungojnë ose janë këputur një ose më shumë vula me kode sigurie.
Grupi i marrjes në dorëzim, në rast se konstaton mospërputhje të këtyre kodeve apo konstaton se ka hapësira midis trupit të kutisë dhe kapakut të saj, nëse ka thyerje, çarje që lejojnë futjen apo nxjerrjen e fletëve të votimit apo materialeve zgjedhore, nëse është e llojit, formës apo përmasave të ndryshme nga ato të miratuara, apo mungojnë ose janë këputur një ose më shumë vula me kode sigurie, informon KZAZ-në për mospërputhjen dhe i kërkon asaj që kutia të shënohet “kuti e parregullt”. Anëtarët e KZAZ, verifikojnë parregullsinë e konstatuara. Ata marrin vendim, kur vlerësojnë se kutia është e parregullt, dhe vendosin etiketën “kuti e parregullt” dhe e vendosin atë në këndin e kutive të parregullta.
KZAZ porosit menjëherë operatorin ta hedhë këtë fakt në sistemin elektronik. Parregullsitë shënohen nga grupi i marrjes në dorëzim në procesverbalin përkatës dhe nga KZAZ, në Librin e Protokollit të Mbledhjeve dhe Procesverbalin e Konstatimit.
“Në rast se kutia e votimit është vlerësuar “kuti e parregullt”, atëherë kjo kuti bashkë me kutinë e materialeve të votimit vendosen në këndin e kutive të parregullta. Kutia e votimit me fletët e votimit e përcaktuar si “Kuti e parregullt”, në asnjë rast dhe për asnjë arsye nuk hapet nga KZAZ dhe nuk i kalon GNV për vlerësim. Kutia e votimit e parregullt dërgohet në KQZ, së bashku me kutinë e materialeve të votimit për nevoja të hetimit. Në rast se kutia me fletët e votimit është marrë në dorëzim e rregullt dhe kutia e materialeve të votimit është vlerësuar nga KZAZ si “kuti e parregullt”, ajo i nënshtrohet procedurave të hapjes dhe vlerësimit së bashku me kutinë e votimit Udhëzuesi i punës për Komisionet e Zonave të Administrimit Zgjedhor për Zgjedhjet për Kuvend. 14 me fletët e votimit. Në çdo rast, parregullsitë që kanë çuar në vlerësimin e kësaj kutie si “kuti e parregullt”, shënohen në Librin e Protokollit të Mbledhjeve dhe në Procesverbalin e Konstatimit. Kopje të Procesverbalit të Konstatimit u jepen anëtarëve të KZAZ-së dhe vëzhguesve të partive parlamentare. Anëtarët e grupit të marrjes në dorëzim, kryetari dhe sekretari i KQV-së, si dhe punonjësi i policisë i caktuar për shoqërim nënshkruajnë Procesverbalin e Marrjes në Dorëzim.”, përcakton udhëzuezi i KQZ-së.
Origjinali i Procesverbalit të Marrjes në Dorëzim administrohet nga KZAZ-ja, e cila u jep nga një kopje përkatësisht kryetarit, të KQV-së dhe punonjësit të policisë të caktuar për shoqërimin. Punonjësi i policisë duhet të largohet menjëherë pas marrjes së kopjes së procesverbalit, e cila dorëzohet së bashku me raportin e shërbimit në komandën e strukturës ku ai bën pjesë. Kutia e votimit me fletët e votimit dhe kutia e materialeve të votimit, të marra në dorëzim nga grupi i marrjes në dorëzim, vendosen në vendin e përcaktuar paraprakisht nga KZAZ-ja. Ky vend duhet të jetë në të njëjtin mjedis ku kryhet numërimi i votave dhe duhet të jetë i garantuar nga çdo ndërhyrje e personave të paautorizuar.
Numërimi
Kutitë me fletët e votimit të pranuara si të rregullta në çdo rast u nënshtrohen procedurave të hapjes dhe numërimit në Vendin e Numërimit të Votave. Refuzimi për të numëruar sjell shkarkimin e menjëhershëm të personave të ngarkuar për numërimin ose, sipas rastit, KZAZ-së.
Refuzimi për të numëruar kutinë e pranuar si të rregullt përbën vepër penale. Në rast se kutia e votimit është vlerësuar “kuti e parregullt”, atëherë kjo kuti bashkë me kutinë e materialeve të votimit vendosen në këndin e kutive të parregullta. Kutia e votimit me fletët e votimit e përcaktuar si “Kuti e parregullt”, në asnjë rast dhe për asnjë arsye nuk hapet nga KZAZ dhe nuk i kalon GNV për vlerësim. Kutia e votimit e parregullt dërgohet në KQZ, së bashku me kutinë e materialeve të votimit për nevoja të hetimit.
Në rast se kutia me fletët e votimit është marrë në dorëzim e rregullt dhe kutia e materialeve të votimit është vlerësuar nga KZAZ si “kuti e parregullt”, ajo i nënshtrohet procedurave të hapjes dhe vlerësimit së bashku me kutinë e votimit me fletët e votimit. Në çdo rast, parregullsitë që kanë çuar në vlerësimin e kësaj kutie si “kuti e parregullt”, shënohen në Librin e Protokollit të Mbledhjeve dhe në Procesverbalin e Konstatimit.
Kopje të Procesverbalit të Konstatimit u jepen anëtarëve të KZAZ-së dhe vëzhguesve të partive parlamentare. Anëtarët e grupit të marrjes në dorëzim, kryetari dhe sekretari i KQV-së, si dhe punonjësi i policisë i caktuar për shoqërim nënshkruajnë Procesverbalin e Marrjes në Dorëzim. Origjinali i Procesverbalit të Marrjes në Dorëzim administrohet nga KZAZ-ja, e cila u jep nga një kopje përkatësisht kryetarit, të KQV-së dhe punonjësit të policisë të caktuar për shoqërimin. Punonjësi i policisë duhet të largohet menjëherë pas marrjes së kopjes së procesverbalit, e cila dorëzohet së bashku me raportin e shërbimit në komandën e strukturës ku ai bën pjesë.
Kutia e votimit me fletët e votimit dhe kutia e materialeve të votimit, të marra në dorëzim nga grupi i marrjes në dorëzim, vendosen në vendin e përcaktuar paraprakisht nga KZAZ-ja. Ky vend duhet të jetë në të njëjtin mjedis ku kryhet numërimi i votave dhe duhet të jetë i garantuar nga çdo ndërhyrje e personave të paautorizuar. Kutitë me fletët e votimit të pranuara si të rregullta në çdo rast u nënshtrohen procedurave të hapjes dhe numërimit në Vendin e Numërimit të Votave. Refuzimi për të numëruar sjell shkarkimin e menjëhershëm të personave të ngarkuar për numërimin ose, sipas rastit, KZAZ-së.
Refuzimi për të numëruar kutinë e pranuar si të rregullt përbën vepër penale. Kutia e votimit e parregullt dërgohet në KQZ, së bashku me kutinë e materialeve të votimit për nevoja të hetimit. Në rast se kutia me fletët e votimit është marrë në dorëzim e rregullt dhe kutia e materialeve të votimit është vlerësuar nga KZAZ si “kuti e parregullt”, ajo i nënshtrohet procedurave të hapjes dhe vlerësimit së bashku me kutinë e votimit me fletët e votimit. Në çdo rast, parregullsitë që kanë çuar në vlerësimin e kësaj kutie si “kuti e parregullt”, shënohen në Librin e Protokollit të Mbledhjeve dhe në Procesverbalin e Konstatimit. Kopje të Procesverbalit të Konstatimit u jepen anëtarëve të KZAZ-së dhe vëzhguesve të partive parlamentare.
Anëtarët e grupit të marrjes në dorëzim, kryetari dhe sekretari i KQV-së, si dhe punonjësi i policisë i caktuar për shoqërim nënshkruajnë Procesverbalin e Marrjes në Dorëzim. Origjinali i Procesverbalit të Marrjes në Dorëzim administrohet nga KZAZ-ja, e cila u jep nga një kopje përkatësisht kryetarit, të KQV-së dhe punonjësit të policisë të caktuar për shoqërimin. Punonjësi i policisë duhet të largohet menjëherë pas marrjes së kopjes së procesverbalit, e cila dorëzohet së bashku me raportin e shërbimit në komandën e strukturës ku ai bën pjesë. Udhëzuesi i punës për Komisionet e Zonave të Administrimit Zgjedhor për Zgjedhjet për Kuvend.
Kutia e votimit me fletët e votimit dhe kutia e materialeve të votimit, të marra në dorëzim nga grupi i marrjes në dorëzim, vendosen në vendin e përcaktuar paraprakisht nga KZAZ-ja. Ky vend duhet të jetë në të njëjtin mjedis ku kryhet numërimi i votave dhe duhet të jetë i garantuar nga çdo ndërhyrje e personave të paautorizuar. Kutitë me fletët e votimit të pranuara si të rregullta në çdo rast u nënshtrohen procedurave të hapjes dhe numërimit në Vendin e Numërimit të Votave.
Refuzimi për të numëruar sjell shkarkimin e menjëhershëm të personave të ngarkuar për numërimin ose, sipas rastit, KZAZ-së. Refuzimi për të numëruar kutinë e pranuar si të rregullt përbën vepër penale.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.





