PS kryeson në rang vendi, Rama: Çfarë agimi ky sot!

Kryeministri Edi Rama e ka nisur mëngjesin e kësaj të hëne me një foto nga ambienti përpara selisë së Partisë Socialiste.
Fotoja e publikuar nga kreu i qeverisë, nga ku duket Shtëpia e Europës e ngritur në Sheshin “Skënderbej”, e cila do të presë liderët nga e gjithë bota për Samitin e Komunitetit Politik Europian më 16 maj, përmban ngjyrat e selisë rozë, duke e lidhur atë edhe me kryesimin që PS-ja ka arritur deri në këto momente nga numërimi i votave në rang vendi.
Partia Socialiste ka arritur të sigurojë 53.00% të votave nga numërimi i 1.273 Qendrave të Votimit nga 5.225 QV që janë në total.

/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.





