Ish-deputeti demokrat Dashnor Sula: Nuk shkel në PD pa dhënë dorëheqjen Berisha
Ish-deputeti i PD-së, Dashnor Sula, deklaroi në emisionin “Shqipëria Zgjedh 2025” në RTSH, të drejtuar nga Alban Dudushi, se nuk do të kthehet në PD pa dhënë dorëheqje kryetari aktual i saj, Sali Berisha.
Sipas Sulës, rezultati në zgjedhje, mbështetur edhe në statutin e PD-së, e bën të detyrueshëm dorëheqjen e kryetarit, në rastin kur ai humbet në zgjedhje politike.
“Nëse Berisha jep dorëheqje, unë jam i gatshëm të kthehem në PD për të dhënë kontributin tim për ringritjen dhe një reformim të kësaj forcë politike. Ideja më e mirë është drejtimi nëpërmjet një grupi kolegjial për një periudhë të paktën 6 muaj sa të kryhet procesi i reformimit dhe më pas të kalohet në zgjedhjen e niveleve drejtuese. Por, nëse Berisha nuk jep dorëheqje, unë nuk shkel në PD”, tha Sula.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.





