PS fiton me përmbysje për herë të parë në Paskuqan, bastion i PD, Spiropali për RTSH: Fitore për Shqipërinë 2030 në BE

Zgjedhje 2025 | 1 vit më parë

Partia Socialiste për herë të parë ka fituar në Paskuqan, një zonë kjo në bashkinë e Kamzës, që voton gjithnjë djathtas, me një përmbysje të madhe në 6 kutitë e fundit.

Për të marrë pjesë në numërimin e kutive të fundit në Paskuqan, si dhe për të festuar më pas me socialistët në këtë zonë, ishte e pranishme edhe kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, njëkohësisht edhe drejtuese politike e qarkut të Tiranës.

“Për herë të parë në Paskuqan kemi marrë një fitore me një përmbysje të madhe. Gjej rastin të falënderoj të gjithë ata që mbështetën PS. Kjo është dëshmi e një fitore të pastër dhe të bukur për të gjithë punën që është bërë në Paskuqan. Ata mbështetën PS dhe Ramën për të gjitha punët që janë bërë. Këtë fitore, jo vetëm në Paskuqan, por edhe në të gjithë Shqipërinë ne e prisnim. Është fitore për Shqipërinë 2030 në BE.”, tha Spiropali për RTSH-në.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme