Kryeson votën preferenciale për PD në Mirditë, Lala: ka qenë një proces shembullor

Zgjedhje 2025 | 1 vit më parë

Në bashkinë e Mirditës vijon numërimi për votën preferenciale të kandidatëve që janë në listë të hapur për zgjedhjet e 11 majit.

Kandidati i PD-së Aleksandër Lala që po udhëheq numërimin nga lista e opozitës, në një prononcim për RTSH-në u shpreh se, “ përtej emocioneve personale që ndodh për votën preferenciale dua të them që ka qenë një proces shembullor, jo vetëm në atë që ka prodhuar, por është për herë të parë ku PD është në avantazh prej 1470 vota me PS-në.”

“Shumica e demokratëve dhe qytetarëve e kanë mbështetur PD-në dhe koalicioni ASHM.”

Në raport me atë që po shohim, në raport me votuesin në gjithë vendin në Mirditë ka qenë një proces shembullor. Përtej raportit të konfliktualitetit në gjithë vendin, ne tha Lala, “kemi shpalosur vlerat tona qytetare dhe me kandidatët e PS-së ku kemi mundur ti prodhojmë elektoratit mirditor dimision e qytetarisë.”

Votuesit mirditor, shtoi ai, në raport me atë që prodhon votuesit e qarkut të Lezhës është në minorancë.

“Sikurse është trend fatkeqësisht vitet e fundit, Mirdita ka një rënie të theksuar të numrit të popullsisë. Në këto zgjedhje morën pjesë vetëm 10700 votues por nuk prodhojnë dot fuqinë e një deputeti. Ne na duhet që kjo peshë politike që marrim këtu të dal përtej kutive të Mirditës dhe të maksimizohet në pjesët e qarkut, si Kurbin dhe Lezhë.”

Ndër të tjera Lala theksi se, “unë mendoj se Kurbini do të ketë një vlerësim për personalitetin tim por dhe në Lezhë kam punuar shumë. Në fund të fundit unë i kam prodhuar Mirditës atë që është vlerë dhe qytetari jo thjesht në ambicien time personale. Në raport me votuesit unë e kam marr votëbesimin e kam marr mbështetjen.”

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme