KQZ vendos numërimin e votave të diasporës në Greqi

Politikë | 1 vit më parë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka vendosur numërimin e zarfeve të votave të diasporës në Greqi.

Në një deklaratë për mediat, kryekomisioneri Ilirjan Celibashi tha se numërimi i të gjitha votave dhe tabelimi i rezultateve për subjektet zgjedhore dhe kandidatët preferencial për çdo qark duhet të vijojë dhe se vendimi hyn në fuqi menjëherë.

“Pretendimet për shkelje të ligjit zgjedhor në lidhje me procesin bëhet pasi të ketë përfunduar numërimi dhe vlerësimi i votave. Vendosim vijimin e numërimit të votave nga jashtë si dhe tabelimin për subjekte zgjedhore dhe kandidatët preferencial për çdo qark. Ky urdhër përfshin edhe votat e diasporës në Greqi. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë”, tha Celibashi.

Më herët Partia Socialiste kërkoi numërimin e votave të diasporës në Greqi më argumentin se ishte në kundërshtim me dispozitat e Kodit Zgjedhor. Kjo kërkesë e PS u pranuar edhe nga Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve (KAS), që vendosi të niste numërimi për votat e ardhura nga Greqia.

Ndarja e procesit të votave të ardhura nga Greqia u vendos të trajtohet më vetë nga vetë KQZ, pas kërkesës së PD-së për parregullsi dhe kërkoi verifikim të tyre para se të bëhej numërimi i votave.

Procesi i numërimit ka përfunduar për votat e ardhura nga shtetet e tjera, ndërsa ishte pezulluar për votat nga Greqia. Deri tani më tani janë numëruar 147 024 zarfe nga 194889 në total.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme