Numërimi i votës së Greqisë, Celibashi: Mbyllim sonte procesin. Në KQZ s’ka ardhur asnjë provë nga kontestimet e PD

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi ka bërë të ditur se numërimi i votave të diasporës të ardhura nga Greqia pritet të mbyllet sonte në darkë (17 maj), ndërsa numërimi në rang vendi edhe për partitë dhe emigrantët pritet të përfundojë ditën e nesërme në mbrëmje.
“Procesi është i ngarkuar me dokumente, procedura, regjistrim dekumentacioni. Shpresoj që deri nesër në darke ta përfundojnë këtë proces, që do të thotë që edhe rezultatin e votave për kandidat e listës së hapur ta kemi deri nesër në darke”, tha Kreu i KQZ-së.
Celibashi theksoi se deri më tani, KQZ-së nuk i është paraqitur asnjë prove në lidhje dhe me pretendimet e bëra publike nga subjektet zgjedhore.
“Procesi s’ka përfunduar, nëse dikush ka pretendime të tjera shtesë do shqyrtohen dhe vlerësohen. KQZ nuk i është paraqitur asnjë provë në lidhje dhe me pretendimet e bëra publike. Prova në KQZ nuk janë paraqitur, por koha për t‘i paraqitur nuk ka përfunduar. Subjekti zgjedhor që ka kontestuar për rezultatin, të paraqesë pret për shkelje e ligjit dhe provat dhe më andej do të vlerësohet nga instancat ekzistojnë apo jo pretendime dhe se sa këto shkelje të ligjit kanë ndikuar në rezultat”, tha Celibashi.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.





