Euro U-17 në RTSH/ Komisari teknik i Portugalisë: Me Shqipërinë do të na duhet edhe të mbrohemi, publiku mund të jetë faktor!

Kombëtarja kuqezi e moshës deri në 17 vjeç nis sot përballë Portugalisë aventurën e saj në finalet e “Euro 2025”, kompeticion ky që do të mbahet në vendin tonë dhe që do të transmetohet vetëm në rrjetin e Radio Televizionit Shqiptar.
Në vigjilje të këtij dueli komisari teknik i Portugalisë, Bino Maçães, mbajti ditën e djeshme një konferencë për shtyp ku paralajmëroi të tijtë për vështirësitë që do të kishin në ndeshjen e “Arenës Kombëtare”.
“Objektivi ynë ishte kualifikimi në Europian pasi në këtë mënyrë siguruam edhe kualifikimin në Botëror. Por tani dua që lojtarët të jenë të fokusuar pasi përballë do të kemi një rivale me të cilën duhet që të dimë edhe të mbrojmë.
Emri i vogël i Shqipërisë nuk e bën një ekip që nuk sjell rrezik. Duhet të luajmë me shumë respekt për forcën e tyre”, tha Maçães. Për numrin një të stolit luzitan faktori fushë do të jetë një plus i madh për të besuarit e Tedeskos. “Mendoj se të pranishmit në stadium mund të mos jenë një faktor për ne, por sigurisht do të ndikojë te rivalët tanë”, komentoi Maçães.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




