Kalaja e Shanishasë në Libohovë, mes historisë dhe zhvillimit turistik
Kalaja e Shanishasë në Libohovë, një nga thesaret më të veçantë të zonës që dikur ka shërbyer si një pikë strategjike dhe mbrojtëse, sot po kthehet në një destinacion të preferuar për turistët vendas e të huaj.
“Jo vetëm kalaja, por edhe shumë objekte të tjera që duhen vlerësuar, duhen ruajtur apo dhe pasuruar”, tha historiani Besnik Ismailati.
Sot, përveç vlerës historike, Kalaja e Shanishas ka fituar një tjetër jetë, atë të mikpritjes. Pranë saj, dy familje libohovite Hide dhe Tosuni, kanë hapur një bujtinë dhe ofrojnë akomodim, ushqim tradicional dhe një përvojë autentike për vizitorët.
“Duke parë numrin e shumtë të turistëve që vizitonin kalanë e Libohovës, menduam të krijonin një ambient duke përshtatur shtëpinë tonë për të pritur turistët. Deri tani kemi marrë reagime të mira nga të gjithë ata që kanë vizituar kalanë”, tha administratori Akush Hide.
Kalaja e Shanishas është shembulli se si një trashëgimi e lashtë mund të bëhet një mundësi për zhvillim të qëndrueshëm. Mjafton vullneti, dashuria për vendin dhe pak mbështetje.
Gazetare: B. Pëllumbi
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




