Përfundon numërimi i votave preferenciale të diasporës në 11 qarqe, procesi vijon vetëm në Elbasan

Politikë | 1 vit më parë

Procesi i numërimit dhe vlerësimit të votave preferenciale nga diaspora ka përfunduar në 11 qarqe të vendit: Kukës, Shkodër, Dibër, Durrës, Fier, Tiranë, Berat, Lezhë, Vlorë, Gjirokastër dhe Korçë. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njoftoi se aktualisht procesi i numërimit vijon vetëm në qarkun e Elbasanit, por pritet që rezultatet e mbetura të mos ndikojnë në ndarjen e mandateve.

Në këto zgjedhje parlamentare të 11 majit, diaspora shqiptare votoi për herë të parë, me një pjesëmarrje të lartë prej 79.64%.

Nga votat e diasporës kanë rezultuar disa ndryshime në renditjen e kandidatëve fitues. Në Tiranë, Olta Xhaçka arriti të sigurojë mandatin përmes një gare të ngushtë me Blerina Gjylametin. Ndërsa në Kukës, kandidati i Partisë Demokratike Isuf Celaj arriti të fitojë përballë Shkëlqim Shehut.

Sipas rezultateve përfundimtare deri tani, Partia Socialiste ka siguruar 83 mandate, Partia Demokratike 50 mandate, PSD ka marrë 3 mandate, Partia Mundësia 2 mandate, ndërsa Niama – Shqipëria Bëhet dhe Lëvizja Bashkë kanë fituar nga 1 mandat secila.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme