Euro U-17 në RTSH/ Italia dominon Anglinë, kryeson Grupin B me pikë të plota!

Italia e Masimiliano Favos ka dominuar Anglinë duke e mundur 4-2! Falë këtij suksesi të kaltrit fluturojnë në krye të Grupit B me pikë të plota dhe sigurojnë kualifikimin në gjysmëfinale të Europianit të moshave deri në 17 vjeç.
Në takimin e “Egnatia Arena” u shënuan plot gjashtë gola dhe të pranishmit asistuan në një duel mjaft të luftuar. Italia kaloi dy herë në vanatazh falë golave të Inacio (10′, me penallti) dhe De Paoli (37′), por Anglia u tregua e zonja duke qëndruar në lojë falë Rodriguez (23′, 49′).
Më tej për të vendosur kualifikimin e Favos menduan Campaniello (67′) dhe Luongo (77′), të cilët ndëshkuan përsëri ekipin ishullor duke i dhënë “të kaltërve” tri pikët dhe kualifikimin për në fazën tjetër.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




