“Giro d’Italia 2025” humb një tjetër protagonist, dëmtimi në gju dhe pickimi i grerzës në sy detyrojnë Ajuson të tërhiqet

Çiklizëm | 1 vit më parë

Etapa e 18-të e “Giro d’Italia 2025” ka qenë e fundit në këtë garë për njërin prej çiklistëve, të cilët kishin shanse të mëdha për ta fituar fanellën rozë.

Bëhet fjalë për Huan Ajuson, çiklistin e “UAE Emirates”, i cili para pak çastesh është tërhequr nga gara. Shkak ka qenë dhimbja e vazhdueshme në gju, e cila u përkeqsuan pas rrëzimit në garën e djeshme. Incidenti i kushtoi shumë spanjollit edhe në ekonominë e garës pasi e përfundoi etapën e 17-të me 14 minuta vonesë nga vendi i parë.

Fituesi i etapës së shtatë (në Apenine) kishte edhe një tjetër problem shëndetësorë pasi pak ditë më parë u pickua nga një grerëz në sy duke i hapur mjaft probleme me shikimin.

I gjendur në këto rethana çiklisti spanjoll vendosi sot, 97 kilometra nga finishi, që të tërhiqej nga “Giro d’Italia 2025”.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Të ngjashme