Portugalia U-17 mund Francën në Arenën Kombëtare dhe shpallet kampione e Europës

Shqipëri 2025 | 1 vit më parë

Portugalia fiton titullin kampion për moshën deri në 17 vjeç, pasi ka mundur Francën në finalen e luajtur në “Arenën Kombëtare” në Tiranë.

Një sukses i merituar për portugezët e rinj, që e çojnë në tre numrin e trofeve për moshën, gjashtë gjithsej duke llogaritur edhe kompeticionet deri në 16 vjeç.

Sa i përket kronikës së takimit ekipi i Binos vendosi fatet e finales brenda pak minutash kur në të 30’ dhe 38’ shënoi dy herë falë Cabral dhe Cunha. Më pas në pjesën e dytë luzitanët administruan avantazhin duke ndëshkuar edhe një herë ekipin francez në të 60’ me Neves.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Të ngjashme