Finalja e Euro 2025 në RTSH: Anglia apo Spanja? Kush do të shpallet “mbretëresha” e Europës?

Anglia do të përballet me Spanjën sot në orën 18:00 në Bazel në finalen e madhe të Kampionatit Europian të vajzave, Zvicër 2025, sfidë që do të transmetohet drejtpërdrejt dhe ekskluzivisht në RTSH 1 dhe RTSH Sport.
Përballë njëra-tjetrës janë dy skuadrat më të mira të kontinentit, Anglia, kampionia në fuqi e Europës sfidon Spanjën, kampionen e Botës.
Dy skuadrat janë ndeshur dy herë më herët këtë vit në Ligën e Kombeve të Vajzave 2025, Anglia fitoi 1-0 në “Wembley” në shkurt, por Spanja përmbysi gjithçka në ndeshjen e kthimit, duke fituar 2-1 në Barcelonë muajin e kaluar për t’u kualifikuar në finale.
Formacionet e mundshme:
Anglia: Hampton; Bronze, Williamson, Morgan, Greenwood; Toone, Walsh, Stanway; James, Russo, Hemp
Spanja: Cata Coll; Batlle, Paredes, Aleixandri, Olga; Bonmatí, Patri, Alexia; Mariona, Pina, Esther González
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




