Shqipëri-Finlandë, formacioni zyrtar i kuqezinjve

Kombëtarja | 12 minuta më parë

Trajneri Rolando Maran ka publikuar formacionin zyrtar të Shqipërisë për sfidën e sotme kundër Finlandës në Nations League.

Berisha do të luajë në portë, ndërsa mbrojtja do të përbëhet nga Hysaj, Gjimshiti, Ismajli dhe Mitaj.

Në mesfushë do të luajnë Ramadani, Asllani dhe Laçi, ndërsa Pilo dhe Muçi do të mbështesin Manajn në majën e sulmit.

Shqipëria kryeson grupin C1 në Nations League me 9 pikë pas 4 takimeve të luajtura. Një fitore mbrëmjen e sotme në “Air Albania” përballë Finlandës do të afronte akoma më shumë Ligën B për kuqezinjtë.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme