Vuçiç mbledh Këshillin e Sigurisë Kombëtare, pas arrestimeve për tragjedinë në Novi Sad
Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç thirri mbledhjen e Këshilli i Sigurisë Kombëtare pasi një ditë më parë tha se vendi ndodhet në një pozitë të vështirë.
“Kemi kaluar nëpër shumë kriza por Serbia nuk ka qenë kurrë në pozitë kaq të vështirë që pas vitit 2008”- u shpreh Vuçiç.
Njoftimi i tij erdhi pas arrestimit të 11 personave, përfshirë një ish-ministër, si të dyshuar për tragjedinë në stacionin hekurudhor të Novi Sadit më 1 nëntor të vitit të kaluar, ku humbën jetën 16 persona.
Zyra e Prokurorit për Krim të Organizuar njoftoi arrestimin e 11 të dyshuarve për përfshirje në krime të lidhura me korrupsion, lidhur me projektin për modernizim të stacionit në Novi Sad.
Mes të arrestuarve është edhe ish-ministri serb Tomisllav Momiroviç. Projekti i rindërtimit të stacionit hekurudhor në Novi Sad zgjati tre vjet dhe streha e tij prej betoni u shemb vetëm disa muaj pas riniovimit.
Sipas prokurorisë serbe, të arrestuarit dyshohen se e kanë dëmtuar buxhetin e shtetit në vlerë prej 115 milionë dollarësh, përmes veprimeve të tyre korruptive. Aksidenti në stacioni hekurudhor në Novi Sad, që u mori jetën 16 personave, nxiti protesta masive kundër Qeverisë në Serbi.
Prej 8 muajsh qindra mijëra persona kanë protestuar në të Gjithë Serbinë, duke bërë thirrje për përgjegjësi politike dhe penale për aksidentin e 1 nëntorit.
Gazetare: Vjollca Zharri
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.





