Përshkallëzohen protestat në Beograd, protestuesit godasin me gurë zyrat e partisë së Vuçiç. Presidenti: Çlirojmë vendin nga terrori

Rajon | 1 vit më parë

Dita e shtatë e protestave antiqeveritare në Serbi është shoqëruar me pëprlasje të forta mes protestuesve dhe forcave të rendit.

Pas përshkallëzimit të akteve të protestuesve në hedhje gurësh drejt zyrave të Partisë Progresive Serbe, forcat e rendit ndërhynë me gaz lotsjellës për shpërndarjen e protestuesve.

Nga zyrat e dëmtuara të partisë së tij, Presidenti serb Aleksandër Vuçiç dënoi aktin eprotestuesve ndërsa garantoi se do çlirojë vendin nga terrori dhe e keqja.

Po ashtu, ai u bëri thirrje autoriteteve që të veprojë për të vënë përpara përgjegjësisë autorët.

Vuçiç përsëriti se beson se pas protestave fshihet një përpjekje për një “revolucion me ngjyra”, sipas tij, i organizuar dhe financuar nga jashtë vendit. Ai theksoi se Ministria e Jashtme ruse ndan të njëjtin vlerësim.

“Ne do ta çlirojmë vendin nga kjo terror dhe e keqe. Autoritetet do të veprojnë “më shumë, më shpejt dhe më fort, pa kërkuar leje nga askush”, deklaroi ai.

Përkrahës të qeverisë u mblodhën jashtë ndërtesës së SNS, ku brohoritën në mbështetje të presidentit.

Ngjarjet vijnë në vazhdën e zemërimit qytetar pas shembjes tragjike të një tende betoni në Stacionin Hekurudhor të Novi Sadit më 1 nëntor 2024, ku humbën jetën 16 persona. Protestuesit kërkojnë përgjegjësi dhe transparencë nga autoritetet për menaxhimin e ngjarjes dhe pasojave të saj.

Në Beograd, protestuesit u mblodhën në dy pika kryesore: në Beogradin e Ri dhe pranë Monumentit të Vukut në qendër të qytetit. Një grup u bashkua me qytetarë të komunës së Zemunit dhe marshoi drejt Urës së Brankos, që lidh Beogradin e Ri me pjesën e vjetër të qytetit, për t’u kthyer më pas në Zemun dhe për tëpërfunduar protestën.

Protesta të ngjashme janë mbajtur edhe në qytete të tjera të Serbisë, ndërsa tensionet mes qytetarëve dhe qeverisë pritet të vazhdojnë në ditët në vijim.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme