Sorensen pas takimit me Vuçiq: Normalizimi i marrëdhënieve Kosovë-Serbi, i rëndësishëm

I dërguari special i BE-së për dialogun midis Kososvës dhe Serbisë, Peter Sorensen ka deklaruar se normalizimi i marrëdhënieve mes dy vendeve është shumë i rëndësishëm.
Me një reagim në rrjetin social X, pas takimeve të zhvilluara një ditë më parë (26 gusht) në Beograd, Sorensen bën me dije se bisedimet e zhvilluara me Vuçiq, vijnë mnë kuadërtë përgatitjeve për takimet e ardhshme në kuadër të dialogut.
“Pas vizitës sime në Prishtinë në fillim të gushtit, sot isha në Beograd për bisedime përgatitore për takimet e ardhshme në kuadër të dialogut. I dëgjova me kujdes bashkëbiseduesit e mi dhe theksova rëndësinë e normalizimit për hir të njerëzve në terren”, ka theksuar Sorensen.
Nga ana e tij, Vuçiq vuri në dukje rëndësinë e kthimit të dialogut te detyrimi për të formuar Bashkësinë e Komunave Serbe dhe për të mbrojtur të drejtat e serbëve.
“Vendosa në dukje se është thelbësore që dialogu të kthehet te parimet themelore mbi të cilat është bazuar, para së gjithash, detyrimi për të formuar Unionin e Komunave Serbe, si dhe mbrojtja e të drejtave të qytetarëve tanë në Kosovë”, tha Vuçiç.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.





