Vijojnë protestat në Serbi. Tubim në Novi Sad, kërkohen zgjedhje të parakohshme

Rajon | 1 vit më parë

Policia serbe hodhi gaz lotsjellës për të shpërndarë protestuesit antiqeveritarë në qytetin e Novi-Sadit, ndërsa mijëra persona vazhdojnë të kërkojnë zgjedhje të parakohshme.

Protesta e së premtes ishte pjesë e tubimeve të organizuara nga studentët në Serbi.

Këto organizime janë nxitur nga rrëzimi i strehës prej betoni në stacionin hekurudhor të Novi-Sadit në nëntor të vitit të kaluar, që la të vdekur 16 persona.

Protestuesit kërkojnë nga institucionet përgjegjësi politike dhe penale për këtë ngjarje. Ata besojnë se ka pasur korrupsion në projektin e rindërtimit të stacionit, ndërkohë kërkesat tyre tani përfshijnë dhe thirrjet për zgjedhje të parakohshme.

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, i ka hedhur poshtë kërkesat për zgjedhje të parakohshme dhe i akuzon protestuesit se janë të nxitur nga faktorë të jashtëm. Lideri serb tha se protestuesit kanë tentuar të kërcënojnë stabilitetin dhe sigurinë e Serbisë, dhe të marrim kontrollin e godinave universitare në Novi-Sad.

Të hënën mijëra protestues marshuan në Beograd, Novi-Sad dhe qytete tjera për të shënuar 10 muaj nga tragjedia në stacionin hekurudhor.

Gazetare: Vjollca Zharri

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme