Kellog: Afrimi me Bjellorusinë, kanal komunikimi i Uashingtonit për t’u lidhur me Putinin

Amerikë | 1 vit më parë

Keith Kellogg, i dërguari special i presidentit amerikan Donald Trump për Ukrainën, ka deklaruar se afrimi me Bjellorusinë e Aleksandër Lukashenkos, lidhet me përpjekjet e Uashingtonit për të “siguruar kanale komunikimi” me udhëheqësin e Kremlinit, Vladimir Putin.

Siç raporton The Guardian, Kellogg shpjegoi se vëmendja e Uashingtonit ndaj Lukashenkos vjen nga fakti se “ne dimë se ai flet shpesh me Presidentin Putin”.

“Por ajo që bëmë ne, ne krijuam një marrëdhënie për të siguruar që kanalet e komunikimit të jenë të hapura, në mënyrë që të sigurohemi se të gjitha mesazhet tona po i kalojnë te Presidenti Putin. Kjo ishte arsyeja pse e bëmë; nuk shkuam fillimisht atje për të liruar të burgosur politikë”, ka theksuar Kellog.

Gjithashtu, Kellogg tha se arsyeja pse SHBA hoqi sanksionet ndaj linjës ajrore shtetërore bjelloruse ‘Belavia’.

“Kjo ishte arsyeja pse e bëmë; fillimisht nuk kishte të bënte me lirimin e të burgosurve politikë,” u shpreh Kellogg.

I dërguari vuri në dukje se sigurimi i lirimit të disa të burgosurve politikë ishte një rezultat pozitiv, por “qëllimi i përgjithshëm nuk ishte lirimi i të burgosurve politikë – qëllimi i përgjithshëm ishte [të] gjejmë një zgjidhje në mënyrën më të mirë të mundshme për luftën midis Ukrainës dhe Rusisë.”

I dërguari i Trump-it theksoi gjithashtu se SHBA nuk janë “naive” ndaj regjimit të Lukashenkos. “Ne dimë se nëse ai liron një [të burgosur], ndoshta kap dy të tjerë,” shtoi ai.

Ai shtoi se marrëveshja me Bjellorusinë përfshinte lejen për Belavia-n të riparojë avionët e saj, pasi “opsioni i preferuar është që avionët e tyre të mos bien nga qielli”, por për të qartësuar, ata nuk duhet t’i përdorin për “qëllime të këqija” si transporti i migrantëve drejt Evropës.

Në javët e fundit, administrata e Donald Trump-it ka kërkuar të ndërtojë kontakte me regjimin në Minsk, të sinjalizuar nga lirimi i të burgosurve politikë bjellorusë.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme