India mbulohet nga tymi toksik, vendi mban rekordin për ajrin më të ndotur në botë

India mban rekordin si vendi që ka ajrin më të ndotur në botë, sipas monitoruesit të cilësisë së ajrit IQAir. Rreth 20 milionë njerëz në Nju Delhi u zgjuan këtë të mërkurën “nën pushtetin” e tymit toksik dhe smogut. Matësit e ndotësve të ajrit në Nju Delhi ishin 40 herë më të larta se niveli i rekomanduar nga OBSH.
Nju Delhi përballet me ndotje të rëndë gjatë gjithë vitit, por muajt e dimrit janë zakonisht më të këqijtë, kur miliona fermerë në rajonet përreth djegin kashtë në fushat e tyre për të hapur rrugën për të korrat e ardhshme.
Në vitin 2020, autoritetet miratuan një ndalim të plotë për prodhimin, shitjen ose përdorimin e fishekzjarrëve në Nju Delhi, pikërisht për të shmangur tymin e dendur toksik dhe smogun që mbulon një nga qytete më të mëdha të Indisë.
Përkeqësimi i ndjeshëm i cilësisë së ajrit këtë javë vjen pas festimeve për Diwali, festivalin hindu të dritave, i cili tradicionalisht përfshin përdorimin e gjerë të fishekzjarrëve që lëshojnë okside squfuri dhe okside azoti në ajër, si dhe metale të rënda të dëmshme.
Përpjekjet e mëparshme për të frenuar ndotjen kanë përfshirë spërkatjen me ujë në rrugë, kufizimin e trafikut si dhe ndërtimin në vitin 2018 të dy kullave të smogut që veprojnë si pastrues gjigantë të ajrit.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.





