FOTOT- FIFA, shorti i Kupës së Botës për turneun e futbollit 2026 në blicet e aparateve fotografikë

Në sallën prestigjioze të Qendrës Kennedy në Uashington D.C., u hodh shorti zyrtar për Kupën e Botës FIFA 2026, turneu i parë historik që do të presë 48 kombe dhe do të zhvillohet në tre shtete: SHBA, Meksikë dhe Kanada.
Eventi i kaloi përmasat e një ceremonie sportive, duke u kthyer në një samit të lartë diplomatik. Në rreshtin e parë ishin krerët e tre shteteve pritëse: Presidenti amerikan Donald Trump, Presidentja e Meksikës Claudia Sheinbaum dhe Kryeministrin kanadez Mark Carney.
Një nga momentet më të spikatura të mbrëmjes ishte nderimi i Presidentit Trump me “Çmimin e Paqes” të FIFA-s, dorëzuar nga kreu i futbollit botëror, Gianni Infantino. Gjatë fjalës së tij, Trump vlerësoi bashkëpunimin me liderët fqinj, Sheinbaum dhe Carney, të cilët më pas u bashkuan për një “selfie” historike në skenë së bashku me Infantinon.
Atmosfera u elektrizua nga performancat artistike. Tenori legjendar Andrea Bocelli dhuroi emocione të forta, ndërsa dyshja Robbie Williams dhe Nicole Scherzinger sollën energjinë e pop-it. Nuk munguan as momentet e shkujdesura, ku Presidenti Trump u pa duke kërcyer nën ritmet e grupit ikonik “The Village People”.
Të pranishëm në sallë ishin edhe figura të mëdha të sportit amerikan dhe atij botëror, si legjenda e NBA-së Shaquille O’Neal, ikona e NFL-së Tom Brady, aktori Kevin Hart dhe ish-kapiteni i Anglisë, Rio Ferdinand.















/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.





