Ivanka Trump zbulon interesin për Shqipërinë, publikon librat që po lexon

Amerikë | 10 muaj më parë

Ivanka Trump, vajza e presidentit amerikan Donald Trump, ka publikuar së fundmi në mediat sociale një foto ku shihen tre libra kushtuar Shqipërisë dhe historisë shqiptare.

Librat që ajo ndau me ndjekësit e saj janë: “Albania: From Anarchy to Balkan Identity” nga Miranda Vickers dhe James Pettifer, “The Albanians: A Modern History” nga Miranda Vickers, dhe “Gjenerali i ushtrisë së vdekur” nga shkrimtari shqiptar Ismail Kadare.

Poshtë fotos, Ivanka shkroi vetëm fjalën “Kërkim!”, duke lënë të kuptohet se synon të mësojë më shumë për historinë, kulturën dhe identitetin shqiptar.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme