Përmbytje historike në Uashington, shtëpitë mbulohen nga uji. Evakuohen me mijëra banorë

Amerikë | 10 muaj më parë

Përmbytjet më të mëdha të dekadave të fundit kanë goditur perëndimin e shtetit të Uashingtonit, duke shkaktuar evakuime masive, dëme të konsiderueshme dhe operacione të vazhdueshme shpëtimi. Autoritetet raportojnë se niveli i ujit në disa lumenj ka arritur rekorde historike, ndërsa qindra shtëpi janë përmbytur deri në çati.

Lumenjtë që dolën nga shtrati kanë përmbytur qytete të tëra, me ujërat që në disa zona arritën deri në 4.5 metra thellësi. Dhjetëra banorë u shpëtuan nga forcat e emergjencës në qytetin Sumas, disa prej tyre përmes operacioneve ajrore me helikopter.

Rreth 100,000 banorë u urdhëruan të evakuoheshin ose të ishin gati të largoheshin nga zonat e rrezikut. Situata më kritike është në Qarkun Skagit, ku niveli i lumit arriti nivele rekord, duke shtyrë digat deri në kufijtë e tyre kritikë.

Guvernatori i Uashingtonit thotë se nuk raportohen viktima, por paralajmëron se përmbytjet mbeten një rrezik i madh

Guvernatori Bob Ferguson tha se “24 orët e ardhshme nuk mund të jenë më kritike”.

Ferguson theksoi se përmbytjet mbartin rrezik për “humbje të konsiderueshme jetësh”, ndërsa shumë banorë kanë ndjekur urdhrat e evakuimit.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme