Protestat në Iran-Trump: Iranianët po kërkojnë lirinë si kurrë më parë, SHBA e gatshme t’i ndihmojë

Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se Shtetet e Bashkuara janë gati për të ndihmuar iranianët të arrijnë lirinë “si kurrë më parë”.
Në një postim në platformën e tij “Truth Social, Trump” shkroi se “Irani është duke kërkuar lirinë, ndoshta si kurrë më parë. SHBA-ja e gatshme që të japë ndihmën e saj”
Qëndrimi i Donald Trump vjen në mes të protestave masive në Iran, të cilat vijojnë për gati dy javësh duke e kthyer në sfidën më të madhe kundër regjimit që nga protestat “Gratë, Jeta, Liria” në vitin 2022–2023.
Protestat nisën kryesisht për shkak të krizës ekonomike të rëndë, inflacion i lartë, çmimet e larta të ushqimeve dhe rënia e monedhës por shpejt u kthyen në kërkesa për ndryshimin e regjimit, me slogane kundër udhëheqësit suprem Ali Khamenei dhe kanë bërë thirrje për kthimin e monarkisë, ku shumë demonstrues kanë valëvitur flamurin e luanit dhe diellit të epokës Pahlavi.
Ndërkaq, edhe Evropa ka dalë në mbështetje të protestave masive të iranianëve dhe ka dënuar “represionin e dhunshëm” ndaj demonstruesve.
“Rrugët e Teheranit dhe qytetet në të gjithë botën jehon me hapat e grave dhe burrave iranianë që kërkojnë liri. Liri për të folur, për t’u mbledhur, për të udhëtuar dhe mbi të gjitha për të jetuar lirshëm. Evropa qëndron plotësisht pas tyre. Ne dënojmë pa dyshim represionin e dhunshëm të këtyre demonstratave legjitime. Ata që janë përgjegjës do të kujtohen në anën e gabuar të historisë,” shkroi presidentja e Komisionit Evropian, von der Leyen, në një postim në platformën X.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




