Ivanka Trump mbërrin në Vlorë, shoqërohet me forca të shumta policie
Vajza e presidentit amerikan Donald Trump, Ivanka Trump ka mbërritur sot në Vlorë, dhe është shoqëruar me forca të shumta policie.
Vizita e saj është zhvilluar nën masa të rrepta sigurie dhe e shoqëruar nga një delegacion, ndërsa lëvizjet janë monitoruar nga automjete policie.
Ivanka Trumpështë parë duke lëvizur në zonën e Ujit të Ftohtë, ku pritet të zhvillojë një takim të rëndësishëm për të diskutuar mbi mundësinë e një investimi në ishullin strategjik të Sazanit.
Pamjet e mbërritjes së saj janë siguruar nga RTSH, teksa shfaqet shoqëruar nga disa automjete policie.
Gazetarja e RTSH, Afrovita Hysaj, raporton se Ivanka Trump do të zhvillojë takim me një studio arkitekturore.
Sipas saj, diskutimet do të fokusohen në mënyrën e realizimit të projektit dhe detajet e investimit të mundshëm në ishullin strategjik të Sazanit.
Takimi po zhvillohet në zonën e Molit të Naftës, në Ujë të Ftohtë, kupo shqyrtohen mundësitë konkrete të projektit, investimit në ishullin e Sazanit.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.





