Kapen 350 kg kanabis në Kakavijë, ishin fshehur në një kamion, arrestohet shoferi 33-vjeçar nga Tirana
Policia Kufitare në Kakavijë, në bashkëpunim me autoritetet doganore dhe Seksionin për Hetimin e Narkotikëve në DVP Gjirokastër, ka finalizuar me sukses operacionin e koduar “Risku”, duke parandaluar një rast të tentativës për trafikim të lëndëve narkotike drejt Greqisë.
Gjatë kontrolleve të imtësishme, shërbimet e Policisë dhe Doganës kaluan për verifikim të detajuar një kamion të drejtuar nga shtetasi E. Q., 33 vjeç, banues në Tiranë. Nga kontrolli rezultoi se në dyshemenë e kamionit, në një vend të modifikuar posaçërisht, ishin fshehur 166 pako me kanabis, me peshë totale rreth 350 kilogramë.
Shoferi u arrestua në flagrancë, ndërsa si prova materiale u sekuestruan sasia e drogës dhe kamioni. Hetimet po vijojnë nën drejtimin e Prokurorisë së Gjirokastrës për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.
Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme lidhur me veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”.
Njoftimi i plotë i policisë:
PKK Kakavijë
Finalizohet operacioni policor i koduar “Risku”.
Falë kontrolleve të shtuara nga Policia Kufitare, në bashkëpunim me autoritetet doganore, bazuar në informacionet policore dhe analizën e riskut, parandalohet dhe goditet një rast i tentativës për trafikim të lëndëve narkotike drejt Greqisë.
Gjatë kontrolleve intensive me mjete logjistike bashkëkohore, shërbimet e Policisë dhe Doganës gjetën të fshehura në brendësi të një kamioni rreth 166 pako me lëndë narkotike kanabis, me peshë totale rreth 350 kilogramë.
Vihet në pranga drejtuesi i kamionit ku u gjet lënda narkotike.
Shërbimet e Policisë Kufitare, si rezultat i kontrolleve të imtësishme për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e tentativave për trafikim të lëndëve narkotike, si dhe i intensifikimit të kontrolleve bazuar në analizën e riskut dhe informacionet në rrugë operative, në bashkëpunim me autoritetet doganore dhe me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve në DVP Gjirokastër, kaluan për kontroll të detajuar në skaner dhe më pas në vijën e dytë në dalje kamionin që drejtohej nga shtetasi E. Q.
Nga kontrolli i imtësishëm, shërbimet e Policisë gjetën të fshehura, në një vend të krijuar posaçërisht në dyshemenë e kamionit, poshtë shtresës së saj, rreth 166 pako, brenda të cilave kishte lëndë narkotike të dyshuar kanabis, me peshë totale rreth 350 kilogramë.
Në vijim të veprimeve të para hetimore, specialistët për Hetimin e Narkotikëve të DVP Gjirokastër arrestuan në flagrancë shtetasin E. Q., 33 vjeç, banues në Tiranë, shofer i kamionit.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan rreth 350 kilogramë Cannabis Sativa dhe kamioni.
Strukturat e DVP Gjirokastër, në bashkëpunim me DVP-të e tjera, nën drejtimin e Prokurorisë Gjirokastër, po vijojnë veprimet hetimore për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.
Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




