Sulmet e Iranit-I ngarkuari me punë në Katar, Ermal Kaleci: Asnjë shqiptar nuk është lënduar, rreziku s’ka kaluar ende
I ngarkuari me punë në Katar Ermal Kaleci ka deklaruar në emisionin “3D” të Alban Dudushit në RTSH1 se asnjë shqiptar nuk ka mbetur i lënduar nga sulmet iraniane në Katar.
Ai theksoi se situata paraqitet më e qetë ndryshe nga pak ditë më parë kur Katari u sulmua me raketa nga ana e Teheranit.
Sipas Kalecit, autoritetet e Katarit kanë dhënë udhëzimet përkatëse ku qytetarët duhet të zbatojnë protokollet.
“Dita sot ka qenë më e qetë. Sot ishim në një takim me Ministrinë e Punëve të Jashtme ku kryesohej nga zëdhënësi për shtyp i kryeministrit dhe vazhdimisht autoritetet e Katarit dhe ne udhëzojmë qytetarët tanë që të ruajnë qetësinë dhe të zbatojnë protokollet që na kanë dhënë autoritetet e shtetit të Katarit. Por edhe një herë qytetarët shqiptarë të zbatojnë protokollet dhe nëse nuk kanë punë të qëndrojnë në shtëpitë e tyre sepse akoma nuk ka ikur rreziku”, tha Kaleci.
I ngarkuari me punë vuri në dukje se në Katar janë 200 shqiptarë me të cilët ambasada komunikon vazhdimisht me ta.
“Në muajin shtator ne hapëm selinë e re të ambasadës së Shqipërisë në Katar dhe ftuam të gjithë shqiptarët aty dhe krijuam një database. Ne i kemi identifikuar 200 shqiptraë, me numra telefoni dhe se ku punojnë. Asnjë shtetas shqiptar nuk ka marrë lëndime. Janë të gjithë shëndoshë e mirë”, deklaroi më tej Kaleci.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




