Finalja e Play Off-it/ Atmosferë pozitive, Kosova përgatitet për sfidën ndaj Turqisë

Botërori 2026 | 6 muaj më parë

Dardanët kanë zhvilluar sot seancën e radhës stërvitore në kuadër të përgatitjeve për finalen e madhe të Play Off-it për kualifikim në Kupën e Botës 2026 kundër Turqisë.

Në seancën e sotme, trajneri Franco Foda ka punuar theks të veçantë në aspektet taktike të lojës, ndërsa atmosfera në kampin e Dardanëve vazhdon të jetë shumë pozitive dhe motivuese.

Përfaqësuesja e Kosovës do ta zhvillojë stërvitjen e fundit nesër në orën 11:00, ndërsa para saj, në orën 10:30, do të mbahet konferenca për media.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme