Shkodra lëkundet nga tërmeti 3.7 Rihter, IGJEUM raporton aktivitet edhe në jug të vendit

Qarku i Shkodrës është lëkundur këtë paradite nga disa tërmete me magnitudë mesatare.
Sipas Institutit të Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit (IGJEUM), dy lëkundje me magnitudë 3.7 të shkallës Rihter u regjistruan në zonën e Shkrelit, në orën 13:13 dhe 13:30, me thellësi respektivisht 5 dhe 15 kilometra.
Sipas raportimeve të IGJEUM, pas lëkundjeve në Shkodër është regjistruar aktivitet sizmik edhe në jug të vendit.

Një tërmet u ndje në Konispol, pranë kufirit me Greqinë, ndërsa një tjetër me magnitudë 4.0 të shkallës Rihter u shënua në Detin Jon, rreth 148 kilometra në jugperëndim të Konispolit, me një thellësi prej 15 kilometrash.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.





