Samiti, Pirdeni: Prioritet, angazhimi i diasporës për përshpejtimin e procesit të integrimit

Ministrja e Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin, Adea Pirdeni, gjatë Samitit të Diasporës, ka theksuar se angazhimi i shqiptarëve jashtë vendit është një element kyç për përshpejtimin e procesit të integrimit në Bashkimin Europian.
Në panelin “Rrënjët që rikthejnë vlerë. Nga përvoja ndërkombëtare në administratë publike”, Pirdeni u shpreh se është momenti që Shqipëria të shtrijë dorën për bashkëpunim me diasporën, e cila, sipas saj, ka qenë gjithmonë e lidhur shpirtërisht dhe emocionalisht me zhvillimet në atdhe.
“Është e rëndësishme që në këtë fazë të procesit të jemi të fuqizuar dhe të shtrijmë dorën për të bashkëpunuar me ata që jetojnë jashtë Shqipërisë, por që me zemër dhe shpirt janë gjithmonë të angazhuar për zhvillimet në vendin tonë. Ne besojmë që çdo kontribut dhe angazhim i çdo qytetari shqiptar, kudo që ndodhet, është i rëndësishëm dhe do të ndihmojë në realizimin e synimeve tona për anëtarësimin në BE. Diskutimet e sotme janë një mundësi për të ndarë eksperienca dhe për të nxitur bashkëpunimin ndërmjet profesionistëve dhe ekspertëve shqiptarë nga Shqipëria dhe diaspora”, tha Pirdeni.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.





