Samiti, Gonxhja: Nevojiten mekanizma konkretë që e bëjnë diasporën pjesë aktive të vendimmarrjes
Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja ka kërkuar më shumë mekanizma konkretë për ta bërë diasporën pjesë të vendimmarrjes aktive në vend.
Në Samitin IV të Diasporës, Gonxhja tha se nuk mjafton vetëm ruajtja simbolike e lidhjes me atdheun.
Ai theksoi se po punohet për të ndërtuar këtë vizion të ri, ku kultura dhe turizmi janë dy shtylla të forta të diplomacisë që vjen nga turizmi.
“Nuk mjafton vetëm ruajtja simbolike e lidhjes me atdheun. Kemi nevojë për mekanizma konkretë që e bëjnë diasporën pjesë aktive të vendimmarrjes, përtej votës, të zhvillimit dhe projekteve konkrete kombëtare. Shqipëria po punon për të ndërtuar këtë vizion të ri, ku kultura dhe turizmi janë dy shtylla të ndërthurua shumë të forta të diplomacisë që vjen nga kjo forcë e jashtëzakonshme ekonomike që është turizmi”, tha ai.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.





