Vuçiç: Situata e sigurisë në Serbi më e ndërlikuar, për shkak të aleancës Prishtinë-Tiranë-Zagreb

Rajon | 6 muaj më parë

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, deklaroi se ka propozuar hartimin dhe miratimin e një strategjie që do të modernizojë ushtrinë serbe.

Vuçiç e cilësoi si revolucionare situatën për ushtrinë serbe dhe kërkoi angazhim në procesin e digjitalizimit dhe robotizimit, duke përdorur teknologjitë më të avancuara dhe raketat më moderne.

Sipas tij, situata e sigurisë është bërë më komplekse krahasuar në Serbis dhe për këtë ai e “drejton gishtin” nga aleanca ushtarake mes Prishtinës, Tiranës dhe Zagrebit. Megjithatë, ai theksoi se Serbia mbetet e përkushtuar për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit, të cilat sipas tij mund të garantohen vetëm përmes forcës.

“U kërkova oficerëve, në këtë periudhë revolucionare ndryshimesh në ushtrinë tonë, me entuziazëm të madh dhe angazhim më të madh, të marrin pjesë në dixhitalizimin dhe robotizimin e ushtrisë sonë, duke përdorur raketat më të fuqishme dhe më të përparuara. Situata e sigurisë është disi më komplekse sesa në janar kur e trajtuam atë, kryesisht për shkak të operacioneve dhe aktiviteteve të mëtejshme të aleancës ushtarake të Prishtinës, Tiranës dhe Zagrebit. Vendosmëria jonë për të ruajtur paqen dhe stabilitetin nuk ka ndryshuar dhe mund ta ruajmë atë vetëm nëse jemi mjaftueshëm të fortë dhe të fortë”, tha Vuçiç.

Shqipëria, Kosova dhe Kroacia kanë nënshkruar një aleancë që në thelb ka bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes dhe të sigurisë, ku Vuçiç disa herë e ka cilësuar atë si kërcënim për Serbinë.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme