Mes viktimave dy vëllezër shqiptarë/ Arrestohet në Rozhajë i dyshuari për vrasjen e trefishtë në Podgoricë

Rajon | 5 muaj më parë

Policia e Malit të Zi ka arrestuar në Rozhajë të dyshuarin për vrasjen e trefishtë që ndodhi në Podgoricë. Bëhet fjalë për Vehad Muriç, 25 vjeç, i cili dyshohet se mbrëmjen e së hënës, në lagjen “Stari Aerodrom”, ka vrarë me armë të ftohtë tre persona.

Sipas autoriteteve, viktimat janë vëllezërit shqiptarë Denis Hoti, 28 vjeç dhe Nezrin Hoti, 27 vjeç, si dhe Kenan Miraljemoviç, 56 vjeç. Arrestimi u realizua pas një operacioni të gjerë dhe të koordinuar mes Qendrës Rajonale të Sigurisë “Veri” dhe asaj “Qendra”, të cilat arritën ta lokalizojnë të dyshuarin në qendër të Rozhajës.

Policia njoftoi se për rastin është informuar Prokuroria e Lartë në Podgoricë, ku Muriç do të dërgohet me kallëzim penal për procedura të mëtejshme.

Sipas hetimeve paraprake, tashmë janë siguruar prova që e lidhin drejtpërdrejt të dyshuarin me krimin. Autoritetet kanë bërë të ditur se detaje të tjera mbi rrethanat dhe motivin do të publikohen pas përfundimit të hetimeve.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Të ngjashme