Festivali ndërkombëtar studentor, platformë e re për kineastët e rinj edhe industrinë e filmit
Çel siparin edicioni i parë i festivalit nderkombetar studentor te filmit, një iniciativë që sjell në vëmendje krijimtarinë e kineastëve të rinj dhe fuqizon lidhjen mes edukimit dhe industrisë së filmit.Festivali përfshin kategori si animacioni, filmi artistik dhe dokumentari, duke u dhënë mundësi studentëve të prezantojnë punët e tyre në një platformë ndërkombëtare.
Përtej konkurrimit, festivali vë theksin tek formimi profesional përmes masterclass-eve dhe ëorkshop-eve me emra të njohur të industrisë së filmit.
“Të sillnim në mjediset tona një festival studentor ku të kishim prezentë dhe padyshim jo vetëm pjesëtar të shkollave të rajonit, por edhe më gjerë.
Kjo do të ishte puna e parë, ballafaqimi, sepse unë mendoj që duhet t’I nxjerrim studentët nga auditoret dhe t’i përplasim me industrinë e filmit”.
Ky festival shënon nisjen e një hapësire të re bashkëpunimi mes artistëve, pedagogëve dhe profesionistëve të filmit dhe synon të kthehet në një pikë referimi për kinemanë studentore dhe një urë lidhëse drejt tregut ndërkombëtar.
/RTSH/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




