Operacion antidrogë në Tiranë, gjendet kanabis e kokainë e fshehur në tullat e murit. 3 në pranga, 2 nën hetim

Aktualitet | 5 muaj më parë

Policia e Tiranës ka finalizuar një operacion kundër shpërndarjes së lëndëve narkotike, duke goditur dy raste të shitjes së kokainës dhe cannabis.

Në kuadër të operacionit “Different”, u arrestuan shtetasit B. Rr., 22 vjeç, dhe R. N., 27 vjeç, pasi në rrugën “Jordan Misja” u gjetën sasi të lëndëve të dyshuara narkotike gati për shitje. Sasitë ishin fshehur me qëllim shmangien e kontrollit policor.

Po ashtu, u arrestua shtetasi B. K., 49 vjeç, ndërsa u proceduan penalisht djali i tij, B. K., 18 vjeç, dhe shtetasi K. Ç. Gjatë kontrollit në lokalin e 49-vjeçarit dhe gjatë kontrollit fizik, policia gjeti sasi të cannabis sativa dhe kokainë, që dyshohet se ishin të destinuara për shitje.

Shtetasit e proceduar u kapën me lëndë narkotike dhe objekte të ndaluara. Në automjetin e K. Ç., të parkuar pranë lokalit, u gjet një tabelë policie.

Disa nga rastet e fshehjes së lëndës narkotike ishin edhe në tullat e mureve.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme