Marrëveshja Fincantieri-Kayo për prodhimet ushtarake në Pashaliman, Rama: 400 vende të reja pune

Politikë | 5 muaj më parë

Firmosja e marrëveshjes mes kompanisë italiane Fincantieri dhe kompanisë KAYO, për ndërtimin e anijeve luftarake në Shqipëri, jo vetëm do të shërbejë për rritjen e kapaciteteve ushtarake të vendit, por do të jetë edhe një front i ri punësimi.

Në podcastin “Flasim”, kryeministri Edi Rama tha se do të hapen rreth 400 vende të reja puna të mirë paguara. Sipas kryeministrit, kjo do të jetë një perspektivë konkrete veçanërisht për nxënësit e shkollës profesionale industriale të Vlorës që do të ftohen të bëhen pjesë e programeve të trajnimit.

Një moment i rëndësishëm i javës ishte hapja e një rruge tjetër në drejtim të rritjes së kapaciteteve tona ushtarake dhe repozicionit të Shqipërisë në rrjetin e  industrisë ushtarake ku deri para pak kohësh ishim krejt inekzistentë, firmosëm marrëveshjen me kompaninë italiane Fincantieri dhe kompanisë sonë publike KAYO për prodhimin e mjeteve detare në Shqipëri në kantierin e Pashalimanit qoftë në funksion të FA edhe për forcat aleate. Ky është një front i ri punësimi me rreth 400 vende të reja pune të mirë paguar në fazën e parë, një perspektivë konkrete për të rinjtë dhe të rejat, duke filluar nga nxënësit e shkollës profesionale industriale të Vlorës të cilët do të ftohen të bëhen pjesë e programeve të trajnimit për t’u punësuar në kompaninë e përbashkët që lind nga kjo marrëveshje”, tha Rama.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Të ngjashme