Provimi i licencës për infermierët, 70% e studentëve të universitetit të Gjirokastrës e kaluan

Uncategorized | 5 muaj më parë

70 përqind e studentëve të infermierisë që përfunduan studimet në 2025 në Universitetin e Gjirokastrës arritën të kalonin me sukses provimin e licencës. Për ta është një arritje e madhe për vetë rëndësinë që ka për të fituar të drejtën e ushtrimit të profesionit të infermierit. Rezultate të tilla, sipas rektorit Jaho Cana, tregojnë punën që bëhet në universitetin “Eqrem Çabej” për përgatitjen e kuadrove të rinj.

“Unë personalisht brenda gjashtë ditëve lexova që e mora. Ishte shumë e thjeshtë, pavarësisht se thonë se është shumë e vështirë. Në qoftë se ti përkushtohesh realisht janë pyetje të thjeshta dhe e lehtë për ta kaluar provimin.”

“Jam shumë falënderuese stafit akademik të universitetit. Ata kanë qenë gjithmonë pranë nesh sa herë që kemi pasur nevojë për çfarëdolloj pyetje. Jam shumë krenare dhe shumë e gëzuar.”

Rektori i Universitetit “Eqrem Çabej”, Gjirokastër, Jaho Cana u shpreh se “Studentët që ndjekin programin e infermierisë në universitetin tonë kanë dalë studentë më të mirë në rang republike. E njëjta gjë po ndodh edhe me Fakultetin e Edukimit dhe Shkencave Sociale, po kështu edhe në Fakultetin Ekonomik, ku teoria nuk ndahet nga praktika. Studentët tanë, falë përvojës që fitojnë edhe me mobilitetet duke lëvizur jashtë shtetit, kanë arritur të konceptojnë fare mirë të gjitha konceptet kryesore shkencore që jepen në teori dhe konkretizohen në praktikë. Ne kështu përgatisim kuadra të ardhshme të cilët janë të aftë për t’u përballur me ofertën e tregut të punës.”

Rezultatet e provimit të licencës në profesionin e infermierit ishin në fokus të një aktiviteti të zhvilluar në Universitetin “Eqrem Çabej”.

Gjatë takimit u diskutua mbi rezultatet e studentëve të diplomuar nga Departamenti i Infermierisë, si edhe mbi punën përgatitore dhe mbështetjen që trupa akademike ofron në funksion të rritjes së cilësisë profesionale të studentëve.

Në aktivitet morën pjesë edhe studentë fitues të provimit të licencës, të cilët ndanë eksperiencat dhe përgatitjen e tyre përgjatë këtij procesi.

Gazetare: Y. Ponde
/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme