Kupa e Shqipërisë në RTSH/ Luhet edhe për 50 milionë lekë, finalen e gjykon Enea Jorgji

Kupa e Shqipërisë | 5 muaj më parë

Finalet luhen për t’u fituar dhe ka shumë arsye pse dy skuadrat që përballen mes tyre japin gjithçka në fushë për të festuar në fund. Dinamo dhe Egnatia ndeshen sot në aktin final të Kupës së Shqipërisë – që transmetohet në RTSH, – me pretendimin e qartë për ta fituar sfidën.

Një trofe është gjithmonë një trofe, aq më tepër kur mund të shpëtojë një sezon, si në rastin e këtyre dy skuadrave. Por nuk janë vetëm prestigji dhe krenaria në lojë. Një arsye më shumë për të fituar finalen e sotme të Kupës së Shqipërisë në “Air Albania” është edhe shpërblimi i vëndosur për trofeun, 50 milionë lekë.

Finalja e sotme do të gjykohet nga arbitri ndërkombëtar Enea Jorgji. Ai është i përzgjedhuri i FSHF-së për këtë sfidë të rëndësishme. Ndihmës të Jorgjit do të jenë Denis Rexha dhe Ridiger Çokaj.

Një tjetër arbitër me stemën e FIFA-s, Juxhin Xhaja, do të jetë në dhomën e VAR-it, bashkë me Kreshnik Cjapin.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Të ngjashme