BE-ja përgatit planin e punës për dialogun Kosovë–Serbi, Sorensen takon kryenegociatorët

Rajon | 4 muaj më parë

Në Bruksel këtë javë u zhvilluan takime të ndara mes Përfaqësuesit Special të BE-së për Dialogun Beograd-Prishtinë, Peter Sorensen, dhe kryenegociatorëve të Kosovës e Serbisë, si pjesë e përgatitjeve për vazhdimin e dialogut për normalizimin e marrëdhënieve.

Sorensen deklaroi se diskutimet u përqendruan në përcaktimin e planit të punës për muajt e ardhshëm brenda procesit të dialogut.

Ndërkohë, Përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, Kaja Kallas, tha se ciklet e shpeshta zgjedhore në Kosovë kanë qenë arsyeja kryesore pse nuk është zhvilluar një raund i ri dialogu në nivelin e udhëheqësve.

Ne në fakt po planifikojmë dialogun midis Beogradit dhe Prishtinës, një dialog politik të nivelit të lartë. Patëm marrëveshjen e të dy udhëheqësve, por tani zgjedhjet në Kosovë po afrohen përsëri, gjë që e vonon procesin. Megjithatë, unë po punoj veçmas me të dyja palët në mënyrë që të mund të vazhdojmë zbatimin e marrëveshjeve që janë tashmë në fuqi,” u shpreh Kallas. 

./rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Të ngjashme