Netanyahu flet për bisedën me Trumpin: Ndonjëherë kemi mosmarrëveshje

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka komentuar telefonatën e së hënës me presidentin amerikan Donald Trump, duke e minimizuar tensionin e raportuar midis tyre.
Në një intervistë për CNBC, Netanyahu nuk e mohoi se biseda ka qenë e vështirë, por tha se mosmarrëveshjet janë normale.
“Herë pas here kemi mosmarrëveshje, si në familjet më të mira. Ai më respekton dhe unë e respektoj atë”, theksoi ai.
Netanyahu shtoi se nuk do të hyjë në detaje të bisedave private.
“Kemi pasur mijëra biseda, shumë prej tyre. Nëse mendoni se kjo është një krizë, duhet të dëgjoni disa biseda të tjera. Por ne kemi gjetur gjithmonë një rrugëdalje”, u shpreh ai.
Sipas tij, ai dhe Trump pajtohen në “çështjet kryesore”, veçanërisht në nevojën për të parandaluar që Irani të bëhet një kërcënim për Izraelin, rajonin dhe botën.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.





