Bleona Qereti risjell këngën “Era” në Festivalin e Pranverës: Si e realizova videoklipin mes kallashnikovëve në 1997-n
Këngëtarja dhe njëherësh moderatorja e Festivalit të Pranverës, Bleona Qereti ka sjellë këtë mbrëmje këngën e saj “Era” në natën finale.
Pas interpretimit të saj, Bleona rrëfeu edhe historinë e këngës “Era” e realizuar në vitin e trazuar, 1997.
“Ishte viti 1997, në Shqipëri bëhej luftës civile do të thosha për çështjen e piramidave. Dhe u vendos që festivali i pranverës të zhvillohej përmes videoklipeve. Ne nuk kishim asnjë ide për videoklipet. Ishte hera e parë për ne artistët shqiptarë që bënim video.
Me ato mundësi që kishim u munduam të videot. Sigurisht ishim të gjithë në Tiranë, jetonim mes plumbave dhe unë vendosa ta bëj videon në Durrës. Duke qenë babai im punonte në forcat e policisë, morëm makinat e policisë dhe shkuam në Durrës dhe videoja e “Erës” është xhiruar e rrethuar nga kallashnikovët. Është pa asnjë lloj ekzagjerimi.
Një falënderim të madh për të gjithë ekipin që ka rrezikuar jetën për të xhiruar këtë videoklip. Kështu që për mua është një këngë që sjell shumë kujtime dhe shumë sakrifica në të njëjtën kohë.
Më vjen shumë mirë që ka ardhur kjo kohë që njerëzit i bëjnë gjërat me shumë herë më pak mund nga sa i kemi bërë ne më parë. Por tani ka sfida të tjera sigurisht” , u shpreh Bleona Qereti.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.





