“Netët e Botërorit”, çdo mbrëmje në ekranin e RTSH 1 me një format jo thjesht sportiv

Emisione | 4 muaj më parë

“Netët e Botërorit” është emisioni më i ri në ekranin e RTSH 1 që do të shoqërojë çdo mbrëmje publikun, nga sot e deri në përfundim të Kupës së Botës 2026.

Emisoni është në program nga ora 22:45-00:00, nga data 11 qershor deri më 19 korrik 2026 në RTSH 1. Hygerta Sako dhe Kristo Thoma janë dy moderatërt e këtij emisoni të përditshëm përgjatë gjithë Kupës së Botës, që do të jetë dhe tema kryesore ku fokusohen opinioni publik përgjatë kësaj periudhe.

“Netët e Botërorit” përbëhet nga një panel me 6 të ftuar, ku ndërthuren pjesa sportive, me analiza, opinione dhe specialistë gjykimi, figura të shquara të sportit shqiptar, si dhe pjesa tjetër me personazhe të spikatur nga fusha të tjera të jetës: politika, arti, humori, showbiz, trupi diplomatik në Tiranë etj. Qëllimi i emisionit është të ofrojë një produktspektakël, ku analizat, risitë dhe kuriozitetet e karakterit sportiv të ndërthuren me elementë argëtues, batutën, preferenca personale të përsonazheve të ftuar, lidhje nga SHBA-të, Kanadanë e Meksikën.

Do të ketë edhe rubrika argëtuese, si parashikimet, pyetësorë me nuanca humori, duke pasur si bazë sportin, por dhe larmishmëri nga tema të ndryshme të jetës. Të ftuarit në “Netët e Botërorit”, do të jenë aktivë në emision jo thjesht me opinionin dhe analizën apo preferencat sportive, por edhe me aspektet më origjinale të karakterit të tyre. Synimi është për krijimin e një produkti, që të tërheqë jo vetëm të apasionuarit pas sportit, por të gjitha gamën e grupmoshave apo interesave të ndryshme të publikujt për sa i përket argëtimit.

Emisioni do të përmbajë rubrika që sjellin nostalgji të historikut të Botërorëve, interaktivitet me publikun, trende të rrjeteve sociale, nota argëtimi dhe humori, duke kaluar dimensionet e një programi esksluzivisht sportiv.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Të ngjashme