Protesta për Zvërnecin hyn në ditën e 25-të, qytetarët protestojnë para Kryeministrisë

Protesta kundër projektit të investimit në zonën e Zvërnecit ka hyrë në ditën e saj të 25-të ku qytetarët janë mbledhur sërish në kryeqytet për të shprehur kundërshtimin e tyre ndaj këtij investimi.
Qytetarët u grumbulluan fillimisht në Sheshin “Skënderbej” dhe marshuan përgjatë Bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, duke mbajtur pankarta, flamuj kombëtarë dhe duke shqiptuar parulla kundër qeverisë dhe klasës politike.
Sipas organizatorëve dhe pjesëmarrësve në shesh, lëvizja qytetare tashmë është strukturuar rreth pesë pikave të panegociueshme drejtuar autoriteteve:
Dorëheqja e kryeministrit Edi Rama.
Krijimi i një Qeverie Teknike.
Shfuqizimi i Ligjit për Zonat e Mbrojtura.
Shfuqizimi i Ligjit për Investimet Strategjike.
Anulimi i plotë i projektit të njohur si “Paketa e Maleve”.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.





