Dy të kërkuar të rrezikshëm arrestohen në Durrës nga Forca Operacionale dhe DSS amerikane, Lamallari: Krimi, më i dobët përballë një fronti të përbashkët

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka përgëzuar Forcën Operacionale dhe partnerët amerikanë të DSS për arrestimin në Durrës të dy personave me rrezikshmëri të lartë shoqërore, të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet e Shkupit.
Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Lamallari vlerësoi bashkëpunimin mes agjencive ligjzbatuese shqiptare dhe partnerëve ndërkombëtarë, duke theksuar se lufta kundër krimit forcohet përmes koordinimit të përbashkët.
“Përgëzime Forcës Operacionale dhe partnerëve amerikanë të DSS për arrestimin e dy personave me rrezikshmëri të lartë shoqërore në Durrës, të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet në Shkup. Krimi është më i dobët përballë një fronti të përbashkët të agjencive brenda dhe jashtë vendit dhe qytetarëve që distancohen dhe raportojnë çdo paligjshmëri apo person të rrezikshëm që përpiqet të përfitojë në kurriz të tyre dhe shtetit të së drejtës”, shkruan ministri.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.





