Katër të parat në renditjen e FIFA-s arrijnë në gjysmëfinale

Botërori 2026 | 3 muaj më parë

Për herë të parë në historinë e Kupës së Botës, katër gjysmëfinalistët janë katër ekipet e para në renditjen e FIFA-s: Franca, Argjentina, Spanja dhe Anglia.

Por nuk është thjesht rastësi… Gjatë shortit, FIFA prezantoi një rregull të ri që garantonte që katër ekipet e para në renditje do të avanconin veçmas nëse përfundonin të parat në grupet e tyre përkatëse.

Ky ndryshim u hartua për të promovuar një fazë finale me ndeshjet më prestigjioze, të cilat u materializuan me gjysmëfinalet midis Francës e Spanjës dhe Argjentinës e Anglisë.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme