Berisha propozon emrat e strukturës drejtuese të PD-së/ 6 kandidatë për nënkryetarë, Noka përballë Korreshit për Sekretarin e Përgjithshëm
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka prezantuar sot para Këshillit Kombëtar listën e kandidaturave për postet kryesore në strukturën drejtuese të partisë, duke theksuar një ripërtëritje bazuar në eksperiencë dhe duke respektuar parimet e statutit.
Gjatë fjalës së tij, Berisha rikujtoi se, në përputhje me vendimin e mëparshëm të Këshillit Kombëtar dhe statutin e Partisë Demokratike, dy poste nënkryetarësh janë ex-officio.
“Në kuadrin e dhe në frymën e Kuvendit, është menduar gjithashtu që një nga nënkryetarët të jetë përfaqësues i të rinjve të Partisë Demokratike dhe të Shqipërisë. Diaspora shqiptare, e cila po luan një rol të jashtëzakonshëm dhe mbetet një kundër kësaj diktature, mendojmë se duhet të ketë një nënkryetar të saj në kryesinë e Partisë Demokratike”, tha Berisha.
Ai prezantoi kandidaturat për nënkryetarë: Belind Këlliçi, Luçiano Boçi, Xhonatan Pano, Nikola Kedhi, Besa Manaj, Erisa Bajaziti. Nga këta gjashtë kandidatë do të zgjidhen tre nënkryetarë.
Kandidaturat për Sekretarë
Berisha paraqiti gjithashtu kandidaturat për postet e sekretarëve, ku për çdo pozicion ka dy kandidatë:
- Sekretar i Përgjithshëm: Flamur Noka, Saimir Korreshi
- Sekretar Organizativ: Agron Loka, Klevis Balliu
- Sekretar për Dixhitalizimin: Etion Kapedani, Renald Rista
- Sekretar për Burimet Njerëzore: Andi Mustafa, Mario Runa
- Sekretar për Urbanistikën dhe Territorin: Gentian Kaprata, Maksim Kola
- Sekretar për Çështjet Ligjore dhe Zgjedhore: Arlind Ahmetaj, Marash Logu
- Sekretar për Çështjet e Pronave dhe Luftën kundër Korrupsionit: Endira Bushati, Ledina Mandia
- Sekretar për Marrëdhëniet me Publikun: Denisa Kele, Vjola Kapedani
- Sekretar për të Drejtat e Njeriut: Franc Nuri, Ledio Nuraj
- Sekretar për Organizatat Partnere dhe Shoqërinë Civile: Eva Metaj, Malvina Lika
- Sekretar për të Përndjekurit Politikë: Lorenc Luka, Shkëlqim Lepenica
- Sekretar për Integrimin Europian: Fjoralba Dizdari, Silvia Hasaj
- Sekretar për Pushtetin Lokal: Agron Haxhimali, Ylli Asllani
- Sekretar për Emigracionin dhe Diasporën: Ethem Aga, Petrit Tafaj
- Sekretar për Aksionin Qytetar: Erges Eskiu, Jurgens Spaho
Komisioni për Apelimin
Për Komisionin për Apelimin janë propozuar: Adriana Kalaja, Ankelita Çela, Arsen Dushku, Besar Logu, Çajup Shehaj, Gentian Koçi, Lukas Hejdron, Mark Lleshi, Shaqir Manjani, Suina Asllanaj. Anëtarët e Këshillit Kombëtar do të zgjedhin pesë emra nga kjo listë.
Berisha nënvizoi se ky Sekretariat përfaqëson një ripërtëritje të strukturave, duke u bazuar në eksperiencën dhe praktikat e kandidatëve.
“Ky Sekretariat ka të gjithë vullnetin, ekspertizën dhe ju, të dashur anëtare dhe anëtarë të Këshillit Kombëtar, keni mundësi zgjedhje me kandidaturat që dëshironi”, tha ai.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




