Liqeni Pogradecit/Gonxhja: Lirohen hapësirat e zëna në kundërshtim me rregullat

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, ka bërë të ditur se Inspektorati i Agjencisë Kombëtare të Bregdetit ka vijuar inspektimet në vijën bregliqenore të Pogradecit, me fokus zbatimin e kontratave dhe administrimin e rregullt të hapësirave publike.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Gonxhja njoftoi se gjatë kontrolleve në terren u liruan çadrat e vendosura jashtë sipërfaqes së miratuar, ndërsa ndaj subjekteve që kishin shkelur rregullat u vendos masa administrative “Paralajmërim”, në përputhje me legjislacionin në fuqi.
“Inspektime në vijën bregliqenore të Pogradecit
Inspektorati i Agjencisë Kombëtare të Bregdetit vijon kontrollet në terren për garantimin e zbatimit të kontratave dhe administrimin e rregullt të hapësirave publike.
Gjatë inspektimit u bë lirimi i çadrave të vendosura jashtë sipërfaqes së miratuar, gjithashtu u mor dhe masë administrative “Paralajmërim”, për subjektet shkelëse, në përputhje me legjislacionin në fuqi.
Hapësirat publike janë për të gjithë. Respektimi i rregullave garanton një bregdet dhe vijë bregliqenore të mirëmenaxhuar për qytetarët dhe vizitorët”, shkruan ministri.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.





