Europa League ’26-‘27/ Nëse kalon Shamrock Rovers, pengesa e fundit e Egnatias për fazën në grupe janë norvegjezët e Lillestrom

Uncategorized | 2 muaj më parë

Në Nion të Zvicrës sot u hodh shorti për fazën e katërt eliminatore të edicionit të ri të Ligës së Europës.

 

Egnatia e Nevil Dedes nëse arrin të kalojë Shamrock Rovers në raundin e tretë eliminator të kompeticionit të dytë për nga rëndësia në Europë do të ndeshet me skuadrën norvegjeze Lillestrom.

 

Kualifikimi ndaj irlandezëve do të kishte një rëndësi të madhe për Egnatian, pasi do të garantonte zyrtarisht një vend në fazën play-off të UEFA Conference League, duke siguruar vazhdimin e aventurës europiane pavarësisht rezultatit të mëtejshëm.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme